Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 Tetorit: Shteti i Edi...

Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 Tetorit: Shteti i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

16
0
Shares

N/kryetari i PD, Gazment Bardhi bëri sot thirrje nga Fieri për pjesëmarrje në protestën e 7 Tetorit.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit, thekson Bardhi në deklaratën e tij.

DEKLARATA E BARDHIT/ Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!

Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur.

Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY