Meta bisedë telefonike me Kukan dhe Fleckenstein: Shqipëria sot është më europiane...

Meta bisedë telefonike me Kukan dhe Fleckenstein: Shqipëria sot është më europiane se dje

70
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
Gjatë bashkëbisedimit me Eduard Kukan, Kryetari Meta e falënderoi për rolin e Tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e reformës në drejtësi.
Meta e vlerësoi konsensusin e arritur si vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi.
Eurodeputeti Eduard Kukan falënderoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për konsensusin dhe theksoi se tashmë Shqipëria është më evropiane se dje.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi dhe rolin e eurodeputetit Knut Fleckenstein si vendimtar për arritjen e konsensusit.
“Roli juaj ka qenë vendimtar për konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj”, tha Meta.
Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se Shqipëria ka tashmë një perspektivë evropiane të qartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY