Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: “Rama ka shtatë firma, por SPAK nuk ka guxuar as ta thërrasë për të dhënë shpjegime”

25/09/2024
Berisha: “Rama ka shtatë firma, por SPAK nuk ka guxuar as ta thërrasë për të dhënë shpjegime”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se SPAK nuk heton Edi Ramën për çështjen e ish klubit Partizani. “Rama ka shtatë firma, por SPAK nuk ka guxuar as ta thërrasë për të dhënë shpjegime! Vendimet e mia synonin popullatën dhe jo personat”, tha Berisha.

PJRSË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ Në piramidën e tyre të mashtrimit, mercenarët, shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të akuzojnë Sali Berishën se ndryshoi destinacionin.
Ky është një mashtrim tjetër kriminal sepse destinacionin e një pjese të klubit Partizani e ndryshoi Edi Rama në maj të vitit 2005 në këshillin teknik, dhe e ndryshoi këtë pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës apo të ndonjë institucioni shtetëror.
Sipas burimeve, ai e ndryshoi këtë se i kishte vënë syrin ta zhvillonte si mafioz me Olsi Ramën, Paro Laçin dhe ndonjë tjetër.
Firma e Sali Berishës, e vendosur 6 muaj më vonë pas vendimit të marrë nga Edi Rama në KRRT-në e tij, është një firmë ex-lege. Mercenarët e citojnë Sali Berishën si kryetar të KRRT për të bërë të besueshme mashtrimin e tyre. Kryetari i KRRT nuk kishte asnjë tagër ligjor të propozonte, të ndërhynte apo të anulonte një vendim për territorin të qeverisjeve vendore.
Edi Rama, në procesin e ndryshimit të destinacionit ka shtatë firma.
Prokurorët e prokurorisë politike private të tij, nuk kanë guxuar ta thërrasin njëherë të vetme të japë shpjegime për firmat e tij, të cilat ata ia atribuojnë Sali Berishës.
Pretendohet në një mashtrim ordiner se Sali Berisha miratoi ligje dhe vendime për të lehtësuar dhe ndihmuar, favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces.
Sali Berisha nuk ka firmosur kurrë për çështje të pronësisë apo çështje të tjera, ndonjë ligj apo vendim qeverie për persona apo grupe të veçanta. Të gjitha ligjet dhe vendimet e qeverisë gjatë periudhës së Sali Berishës kanë synuar popullatën e përgjithshme të Shqipërisë. Nga këto vendime janë bërë e mundur që agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, me rreth 54 mijë vendime në 7 vite, t’u rikthejë tokën apo t’i kompensojë mbi 510 mijë pronarë, njëri prej tyre është Jamarbër Malltezi që ka marrë gjithsej 410 metër tokë. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO & FOTO GALERI/ Ja çfarë hanin e pinin ushtarët në vitet “e famshme” të izolimit në Ishullin e Sazanit

Kush është pas projektit të Sazanit, pamja amerikane dhe përmbajtja nga Katari. Shqiptarët e fshehur me 24%

22/04/2026
TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

TIRANË/ Goditen grupet e shpërndarjes së drogës, 15 në pranga, 16 në kërkim

22/04/2026
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.