Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për të ashtuquajturën dosje e klubit ‘Partizani’ ndërsa ka reaguar Jamarbër Malltezi në lidhje me këtë monent.
Ai ka shkruar në rrjete sociale duke theksuar se SPAK nuk mund të hetokë Edi Ramën për të njëjtën çështje:
-Inventarin e objekteve të ‘zëna forcërisht’.
-Ndryshimin e destinacionit në vitin 2006.
-Lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 2007.
-Zonimin funksional me vendim të KRRT numër 238 të datës 27.12.2008, që e ktheu zonën për ‘zhvillim me parametra të lartë urbanë’.
-Refuzimin e zbardhjes së lejes së ndërtimit.
-Keqpërdorimin e INU në shkelje të vendimit të gjykatës.
-Dëmin financiar mbi 320 mijë euro nga shpërdorimi i detyrës sipas vendimit të formës së prerë nga gjykata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/