Drejtorët e bashkisë së Tiranës, GJKKO zgjat qëndrimin e tyre në qeli

Drejtorët e bashkisë së Tiranës, GJKKO zgjat qëndrimin e tyre në qeli

51
0
Shares

GJKKO ka shtyrë sot afatet e paraburgimit për drejtorët e bashkisë së Tiranës deri në pranverën e 2025.

“Gjykata vendosi sot:

1. caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Redi Molla, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/ 2 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkukteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
3. Caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga data 28.03.2024 deri në datën 28.03.2025, ndaj shtetasit nën hetim Mariglen Qato, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 (katër) raste, të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes

së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021;”Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
4. Zgjatjen e afatit të paraburgimit, edhe për një periudhë 3 (tre) mujore për shtetasin nën hetim Taulant Tusha, duke filluar nga data 28.09.2024 deri në datën 28.12.2024, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021 dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, thuhet në njoftimin e gjykatës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY