Besart Xhaferri zbulon hallin e madh të 18 mijë studentëve të Universitetit...

Besart Xhaferri zbulon hallin e madh të 18 mijë studentëve të Universitetit të Durrësit

44
0
Shares

Mungesa e konviktit publik ekspozon 18 mijë studentët e Universitetit të Durrësit përballë zhvatjes arbitrare nga qiratë, reagoi sot Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri.

Universiteti i Durrësit është ndër të vetmet universitete publike në vend që nuk ka një konvikt publik, teksa studentët që zgjedhin degët e këtij Universiteti vijnë nga mbarë Shqipëria.

“Në mungesë të një konvikti publik, studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë të ekspozuar përballë qirave të kripura të banesave që marrin me qira për të vijuar studimet në këtë qytet.

Agjentët imobilar dhe pronarët e banesave i trajtojnë studentët si turistë, duke u vendosur çmime të kripura për qiratë, teksa shumica prej studentëve vijnë nga zonat më të varfra të vendit.

Veç qirave të kripura studentët e Universitetit të Durrësit përballen edhe me faturën e transportit, pasi godina e Universitetit është rreth 4 km larg nga qendra e qytetit dhe 3 km nga stacioni i trenit”, tha sot drejtuesi i të rinjve demokratë Xhaferri.

Në vijim ai tha se studentët e Universiteti “Aleksandër Moisiu” do ti bashkohen protestave studentore të GRUD(të rinjtë universitarë demokratë).

Universiteti i Durrësit është hapur në vitin 2006, por ndonëse kanë kaluar 18 vite nga hapja e tij, punimet për finalizimin e kampusit dhe ndërtimin e konvikteve kanë mbetur në stanjacion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY