7 herë në kërkim në Zvicër, 30 vjeçari nga Bulqiza persekutoi edhe...

7 herë në kërkim në Zvicër, 30 vjeçari nga Bulqiza persekutoi edhe 33 vjeçaren nga Tirana

107
0
Shares

Policia e Tiranës vuri në pranga një 30-vjeçar nga Bulqiza pasi përndoqi dhe bëri shantazh ndaj një vajzë 33-vjeçare dhe familjarët e saj.

I riu kërkonte 5 mijë Euro në mënyrë që të mos publikonte në rrjete sociale foto dhe video personale të vajzës.

”Gjatë operacionit u ndalua shtetasi I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.A.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY