Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Der Spiegel: Korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë

15/09/2024
Propoganda e Beogradit shpërndan ‘fake news’, e moshuara e rrahur është serbe?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Revista prestigjioze gjermane Der Spiegel ka analizuar korrupsionin në Shqipëri duke theksuar se ai është i shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse.

“Duke iu referuar vizitës së Sekretarit Amerikanë të Shtetit, Antony Blinken dhe fjalëve lavdëruese për Edi Ramën, Der Spiegel thekson se në raportin e DASH tingëllon ndryshe realiteti në Shqipëri, pasi ‘në vitin 2023, në vendin anëtar të NATO-s, Shqipëri, kishte “korrupsion në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet e qeverisë”, shkruan syri.net e cila ka publikuar këtë artikull të përkthyer në faqen e vet.

Artikulli:

Edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e nderoi me vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në shkurt dhe shprehu fjalë lavdëruese për “Edin” – veçanërisht për reformën e tij të drejtësisë: “Zyrtarët e korruptuar po mbahen përgjegjës”, tha Blinken. “Anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin pasuritë e tyre. Ky është një ndryshim i madh.”

Megjithatë, në raportin vjetor më të fundit të zyrës së Blinken, Departamentit të Shtetit të SHBA, tingëllon ndryshe.

Aty shkruhet se në vitin 2023, në vendin anëtar të NATO-s, Shqipëri, kishte “korrupsion në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet e qeverisë.”

Në të gjitha.

Kjo do të thotë: edhe në majë. Kundërshtarët politikë të Ramës pohojnë se ai ka kthyer vendin në një autokraci të dominuar nga paratë e drogës. Më saktësisht: ai ka toleruar fuqizimin e krimit të organizuar.

Kryeministri i mohon këto akuza.

Kur u ballafaqua me akuza të ngjashme nga SPIEGEL, kryeministri telefonoi vonë në mbrëmje dhe u përpoq të ndikonte në raportim: Ai i ndiente akuzat si të pamerituara, fyese dhe të dëmshme për reputacionin e vendit të tij.

Si mund të ndodhë, u pyet Rama nga një gazetar italian në qershor, që nga rrethi i tij më i ngushtë, njëri pas tjetrit po arrestohen për korrupsion, përfshirë ministra të ndryshëm, ndërsa ai vetë ende qëndron në detyrë?

Përgjigjja e ftohtë e kryeministrit shqiptar: “Në çdo pyll ka derra.”

Stabilizuesi i Ballkanit

Rama shihet nga këndvështrimi perëndimor si një stabilizues në Ballkan. Sidomos modeli i tij i negociuar me Meloni-n ka ngjallur interes edhe përtej Italisë: plani për të strehuar në territorin shqiptar refugjatët dhe migrantët e kapur në ujërat mesdhetare italiane për të përcaktuar nëse janë të denjë për azil.

Sa më popullor të bëhet Rama jashtë vendit, aq më shumë rritet zemërimi në rrethin e tij të ngushtë. Ata që dinë shumë dhe kanë shumë për të humbur, flasin vetëm nën kushtin e anonimatit.

Të tjerë dalin në rrugë.

Në korrik, demonstrues të zemëruar hodhën bomba Molotov kundër zyrës së Ramës në Tiranë. Shkallët e djegura janë pastruar tashmë. Marrë nga syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.