Berisha dhe Malltezi presin heqjen e masës së sigurisë. Apeli vendim këtë...

Berisha dhe Malltezi presin heqjen e masës së sigurisë. Apeli vendim këtë pasdite

128
0
Shares

Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit kanë kërkuar sot para gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, Ilirjana Olldashi, zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kërkesa bazohet në faktin se e gjithë dosja, e cila tashmë pritet të kalojë për gjykim, ka përfunduar dhe nuk ka rrezikshmëri në prishjen e provave. Nga ana tjetër, sipas tyre, ka rezultuar se e gjithë akuza e ngritur nga ana e SPAK është e rrëzuar dhe nuk provohet.

Jamarbër Malltezi në deklaratën e tij për mediat tha se ishte njohur edhe me digjilencën e katërt dymujore, ku sipas tij nuk përmendej askund asnjë fjalë për Sali Berishën.

Ai tha më tej se masat që u morën për kufizimin e lëvizjes ishin të paligjshme sepse nuk shkuan në Kuvend.

Seanca për dhënien e vendimit është shtyrë për në orën 14:30.

Malltezi dhe Berisha u morën të pandehur nga SPAK dy ditë më parë, lidhur me hetimet për privatizimin e “ish-Kompleksit Partizani”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY