Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ A do ia shkul gjeneratorin dhe cisternat e ujit Erion Veliaj kunatit të Saimir Tahirit…?!

23/07/2016
SHËNIM/ A do ia shkul gjeneratorin dhe cisternat e ujit Erion Veliaj kunatit të Saimir Tahirit…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Artur Bego

Në më pak se një muaj, dy ngjarje me protagonistë biznesmenë, saktësisht pronarë lokalesh nga njëra anë dhe policët nga ana tjetër, ka “mbushur” morinë e “lajmeve”.
Altin Bamllari dhe i biri i tij, u dhunuan rreth një muaj më parë nga polica në mes të natës, në mes të rrugës, për një gjobë të papaguar makine.
Çfarë nuk u tha pas kësaj… të gjitha “të zezat” për biznesmenin… Por asgjë nuk u tha për policët e dhunës… Jo vetëm kaq, por ishte policia vetë që i bëri pretencën biznesmenit.
Kaq për sa i përket policisë… Nuk u mor asnjë masë…, për policët e dhunës jo se jo…, por të paktën as për biznesmenin që kundërshtoi “e dhunoi” policët…
Në fakt…, në fakt…, u mor masa ndaj biznesmenit, por nga ai që nuk pritej, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pas një proteste të sajuar “banorësh” të transmetuar “live” në TV, megjithëse fundjavë, u gjetën disa punëtorë bashkie që i shkuan Altin Bamllarit te lokali dhe i shkulën gjeneratorin dhe cisternat e ujit…
… Ngjarja përsëritet disa ditë më vonë…, sërish me policë të dhunshëm… dhe me biznesmenë… Por këtë herë biznesmeni, Alban Berisha, qëllon kunati i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Me pak fjalë…
Policia i ka shkuar te lokali Albanit, pesë ditë më parë, diku te ish-dogana, pas një njoftimi se aty gjendje një person me armë pa leje. Pronari lokalit ka kundërshtuar. Gjendja është tensionuar dhe policët e kanë prangosur.
Haberi mbërriti te ministri, i cili gjeti shoferin dhe një oficer police ta dërgonte “në vendin e ngjarjes”… Albani u ç’prangos.
Pas kësaj, nuk ka informacion për dhunë policësh, nuk ka as ankesë apo foto të dhunës, nga ana e Alban Berishës… Nuk ka as pretencë të policisë për Alban Berishën… Por ka ndëshkim për 7 policët që guxuan ti vënë prangat kunatit të ministrit…, të cilët mësohet se janë pezulluar dhe i janë nënshtruar një procedimi nga ana e SHCBA-së…
Kaq edhe për këtë rast…
Dy standardizimi bie dukshëm në sy, në më pak se një muaj të sjelljes së policisë…, por ajo që pritet të (mos)ndodh, ka të bëjë me “angazhimin” e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…
A do dërgoj ai, si për fundjavë që jemi, punëtorët e bashkësie ti shkulin gjeneratorin apo cisternat ujit biznesmeno-kunatit Alban Berisha…
Pak, për të mos thënë aspak, gjasat janë që kjo të mos ndodh…, jo sepse nuk kemi ende një protestë “banorësh” të transmetuar “live” në TV, por sepse masat janë marrë…
Në vend të gjeneratorit e cisternave të ujit “u shkulën” 7 policë…
piceri-era-5

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Policia ndalon kunatin e ministrit, Saimir Tahiri ndëshkon 7 policët
/web/SKANDAL_Policia_ndalon_kunatin_e_ministrit_Saimir_Tahiri_ndeshkon_7_policet_22764_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.