Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

93
0
Shares

Mandati i Olta Xhaçkës ka qënë sot në qendër të diskutimeve të Këshillit të Legjislacionit, ndërsa opozita ka kërkuat që Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

Kryetari i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese dhe shtetin ligjor dhe kjo është e paprecedentë.

“Edi Rama nëpërmjet Olta Xhaçkës, po mbron korrupsionin dhe po i jep mesazh drejtësisë se nuk mund të marrë vendime pa lejen e tij, ndryshe ato nuk zbatohen. Refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që  cenon themelet e shtetit demokratik,  humb besimin e publikut te shteti dhe vendos në diskutim edhe vetë rolin  e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, Gjykata Kushteteuse e  detyron Kuvendi e Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçka dhe për pasojë Kuvendi ka detyrimin që të votojë menjëherë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatë.

“Pretendimi i mazhirancës që deputetët janë të lirë të votojnë si të duan është antikushtetuese. Deputetët nuk janë mbi Kushtetutën dhe ligjin. Keni kryer krim. Moszbatimi i një vendimi të GJK është vepër penale”, tha Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY