Në rrahjen te TEG edhe futbollisti i Laçit, një në pranga, 3...

Në rrahjen te TEG edhe futbollisti i Laçit, një në pranga, 3 në kërkim. Një armë dhe kanabis tek Dauti

175
0
Shares

Policia vuri në pranga 29-vjeçarin Fatjon Dauti dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë në lidhje me rrahjen te rrethrrotullimi i TEG në Tiranë.

Dy vajza përplasën makinat luksoze, njëri Audi A8 me targa angleze dhe më pas miqtë e tyre përfunduan në një rrahje dramatike.

Sipas Policisë së Tiranës, ka rezultuar se Fatjon Dauti ka pasur armë me vete, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes sëbashku me një sasi kanabisi.

”Policët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe Adem Noreci.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit”, njoftoi policia e Tiranës.

Policia ka shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Barjamaj, 25 vjeç dhe Isuf Lika, 24 vjeç. Barjamaj rezulton të jetë futbollist i Laçit dhe pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Barjamaj ka qenë i shoqëruar me Isuf Likën. I pari që ka mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti ka qenë Fatjon Dauti, i shoqëruar me 29-vjeçarin tjetër Adem Noreci. Më pas kanë shkuar dhe futbollisti Barjamaj me Likën dhe të katërt janë përfshirë në sherr pas aksidentit të vajzave, duke u përplasur me njëri-tjetrin me sende të forta.

Parakalimi i gabuar u bë shkak për sherrin pasi një pasqyrë e  ‘Audi A8’ u thye. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY