EMRI/ Mirditë, e qëlluan me armë nga dritarja , e bija e...

EMRI/ Mirditë, e qëlluan me armë nga dritarja , e bija e gjen pas dy ditësh pa jetë

308
0
Shares

Një person u qëllua me armë për vdekje Mirditë ndërsa qendronte brenda banesës së tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Lajthizë ndërsa ka qënë e bija që e gjeti të atin të vrarë.

“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin Frederik Radi, 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njesia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Mirditës.

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY