Protesta në Tiranë për Eglin, motra: U vra nga 4 banditë, jo...

Protesta në Tiranë për Eglin, motra: U vra nga 4 banditë, jo nga një

277
0
Shares

Qytetarë të shuntë zhvilluan mbrëmjen e kësaj të hëne një marshim në Tiranë në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që u vra në Pogradec një javë më parë.

Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, si dhe qytetarë të shumtë  të cilët kërkojnë “Drejtësi për Eglin”, përfshirë edhe familjen e Eglit.

Jonida Proga motra e Egli Proga tha se kjo ngjarje nuk mund të kalojë si ngjarje statistikore.

Ajo shtoi se Denis Meçe nuk është autori i vetëm që ka shkaktuar vdekjen e vëllait të saj.

“Ishte 10 gusht, një ditë e shtunë, ku si në këtë orë im vëlla Egli ishte i vdekur në spitalin e Pogradecit pa asnjë shenjë jete. Ai vdiq në rrugë në mes të Pogradecit, vdiq i rrahur i goditur në kokë, në trup, në testikuj nga banditët e qytetit tim. Jo nga një po nga katër banditë. Janë katër jo një individ. Prokuroria, Gjykata, policia duhet ta dëgjojnë mirë, Egli u vra nga katër kriminel. Unë jam juriste nuk mund të akuzoj pa bazë.

Ndaj kërkova llogari te prokurorja dhe i thash “Ik nuk do e bësh drejtësinë e tim vëllai” ai u lëndua nga 4 barbarë me emra e mbiemra, njëri u dorëzua ndërsa barbarët e tjerë kanë 9 ditë që pinë raki. A e dini që horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë përsipër vrasjen që të shpëtojnë të tjerët”, tha motra e Eglit.

Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe në ambientet e një lokali në Pogradec. Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën ‘vrasje nga pakujdesia’.

Ndërkohë që familjarët pretendojnë se është ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe institucionet kanë fshehur ngjarjen dhe motivet e saj.

Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY