Përplasen dy motorë uji në Velipojë, italiani 19 vjeç nuk ia del...

Përplasen dy motorë uji në Velipojë, italiani 19 vjeç nuk ia del dot

327
0
Shares

Dy motorë uji u plrplasën sot në Velipojë ndërkohë që njëri prej drejtuesve humbi jetën në spital pak minuta më vonë.

Përplasja ndodhi thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet si pasojë e manovrave të gabuara.

Jet Ski drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç, ndërsa si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Por pak më vonë, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, 19 vjeçari ka humbur jetën.

“Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY