Skandali i mbetjeve toksike/ Berisha: Edi Rama, ato janë helme dhe ato...

Skandali i mbetjeve toksike/ Berisha: Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty

119
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sërish këtë mbrëmje skandalin e mbetjeve toksike të nisura nga Shqipëria dhe të bllokuara rrugës për në Tailandë.

“Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ka pesë ditë që është zbuluar se Shqipëria eksporton helme, se Shqipëria përpunon helme.
Të gjitha mediat e botës qarkullojnë lajmin, kurse ai që pasurohet me helmet që eksportohen nga Shqipëria dhe regjimi i tij, nuk shqipëroi një fjalë të vetme.
Nuk flasin se çfarë janë këto lëndë helmuese.
Nuk flasin se nga vijnë ato.
Se ku prodhohen ato.
Se cilat janë certifikatat e tyre.
Kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një seri agjencish të kontrollojnë çdo gjë, çdo mall që prodhohet, çdo mall që eksportohet.
Sepse ligjet e vendit detyrojnë respektimin e ligjeve ndërkombëtarë dhe ato nuk respektohen.
Shqipëria pra nxjerr në det ngarkesa që përbëjnë rrezik të madh për vendet e tjera, për mjedisin, por ka pesë ditë që Edi Rama merret me pastrimin nga njerëzit të plazhit të Gjipesë, që plaçkiti bashkë me familjen e tij dhe nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme, çfarë përmbajnë 100 kontejnerë që u nisën nga Durrësi?
Pse hesht? Janë sipërmarrje e jotja dhe e klaneve të tua, me të cilat pasuroheni si shushunja në kurriz të shqiptarëve.
Të kanë bykosur gojën me valixhe me euro.
Po ti Shqipërinë e ke shndërruar në një vend të rrezikshëm për qytetarët e saj.
Në një vend të rrezikshëm për vendet e tjera dhe këtu nuk ndjehet, nuk shqipërohet asnjë fjalë.
Nuk shqipëron asnjë fjalë agjencia e mjedisit.
Nuk shqipëron asnjë fjalë narkopolicia.
Nuk shqipëron asnjë fjalë narkodogana, Porti i Durrësit, sikur ato janë nisur nga Marsi, sikur ato nuk janë nisur nga Shqipëria.
Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY