Çfarë hoqi një refugjat pakistanez kur ra në duart e 2 fierakëve,...

Çfarë hoqi një refugjat pakistanez kur ra në duart e 2 fierakëve, Sulaj dhe Çobo

237
0
Shares

Nuk e hodhën më det dhe as nuk e transportuan deri në Shëngjin sikur e dërguan në Itali siç bënin trafikantët vlonjatë 30 vite më parë me kinezët.

Ata e morën në makinë dhe i thanë se do ta dërgonin në Mal të Zi, i morën eurot që ky shtetas kishte me vete dhe e zbritën në Fier.

Policia brenda pak orësh identifikoi, kapi dhe vuri në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, Nazo Sulaj dhe Elvis Çobo.

Natyrisht që edhe e rrahën se pakistanezi nuk ua dha vetë paratë, pasi në telefon pa se nuk ishte në Mal të Zi por në ‘Malin e Zi’ në Fier.

Ai u paraqit në spital të mjekohej. Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, se ishte paraqitur për të marrë mjekim, 1 shtetas i huaj, i dhunuar,menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

“Është bërë e mundur që brenda pak orësh, të zbardhej dinamika e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier.

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier.

Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY