Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dubai dorëzon Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Akuzat për vrasje në disa raste

14/08/2024
Dubai dorëzon Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Akuzat për vrasje në disa raste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Plarent Dervishaj merret në dorëzim në Rinas

Dy persona të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë sjellë gjatë natës nga Dubai ndërsa kapet në Gjermani shtetasi Fabio Ballabani

Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

AKUZAT/ Plaurent Dervishaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri.

Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.

Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe Arjan Ndoj dhe A. L. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Gjithashtu, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve intensive të “Fast Albania” me “Fast Gjermani” është bërë e mundur kapja me qëllim ekstradimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fabio Ballabani.

“Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Fabio Ballabanit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, njoftoi Policia e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi operacionet e strukturave të specializuara të policisë dhe bashkëpunimin me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u shpreh:

“Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave, jo vetëm shumë të kërkuar, por edhe ndër më të kërkuarit nga Organi i Prokurorisë së Posaçme për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të dekadës së fundit, dëshmon angazhimin profesional të Policisë së Shtetit për të goditur krimin”, tha Rrumbullaku. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.