Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

7 pyetjet e tjera të Berishës për Ramën në lidhje me tokën në Gjipe. Sot flitet për ATP

12/08/2024
7 pyetjet e tjera të Berishës për Ramën në lidhje me tokën në Gjipe. Sot flitet për ATP
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 131000 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.

Për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë, që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të serial vrasësit, Pëllumb Gjokës në Velipojë, sot kam edhe disa pyetje të tjera për Edvin Gjipenë, tha Berisha ndërsa rreshtoi 7 të tilla.

PYETJET E BERISHËS:

1-Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Iu mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?

2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës tuaj të ndjere, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?

3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?

4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?

5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?

6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?

7-Së fundi, specialistet çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu linde pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.