Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, “kalohet vija e kuqe” për kunatin e Saimir Tahirit, 7 policë flaken në rrugë

24/07/2016
Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, “kalohet vija e kuqe” për kunatin e Saimir Tahirit, 7 policë flaken në rrugë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia demokratike ka denoncuar ndëshkimin e 7 oficerëve të policisë, pse ata i prishën relaksim kunatit të Saimir Tahirit.
Sipas kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë ën PD, Enkelejd Alibeaj, Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, “kalohet vija e kuqe” për kuantin e Saimir Tahirit, 7 policë flaken në rrugë.
Për Alibeajn, të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, janë jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, koordinatorët kombëtarë të drogës në vend.
“Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që është qeveria, janë drejt fundit”, shprehet më tej PD.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj


enkelejd alibeaj 24 korrikNjë muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi.
Po nëse dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë.
Kjo ka ndodhur këtë fundjavë në Tiranë, ku 7 oficerë policie janë flakur, sepse reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu vërsul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij. Paçka se policia gjendej aty ne një aksion e sinjalizuar për praninë e një personi të armatosur.
Policia nuk e dinte se kishte të bënte me kunatin e Tahirti, dhe nuk e dinte se po kalonte vijën e kuqe. Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej vijës së kuqe, ata janë të paprekshëm. Të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, janë jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, koordinatorët kombëtarë të drogës në vend.
Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.
Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij s’merret asnjë masë, madje pas denoncimit publik vazhdon përndjekja e mëtejshme ndaj tij, ndaj aktivitetit të tij, dhe nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e Tahirit, e Ramës, e kësaj oligarkie që po sundon prej tre vitesh.
Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që është qeveria, janë drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.