Zhytej në det, u gjet pa jetë në shkëmbinj në Ksamil një...

Zhytej në det, u gjet pa jetë në shkëmbinj në Ksamil një banor nga Tirana

490
0
Shares

Një 38 vjeçar nga Tirana u gjet pa jetë në një masiv shkëmbor brenda detit në Ksamil. Dyshohet se ai ushtronte zhytjen dhe ka gjetur vdekjen bga një arrest kardiak.

“Sot, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë”, njoftoi policia e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY