EMRI/ I dënuar në Romë dhe kërkim ndërkombëtar, kapet në Velipojë

EMRI/ I dënuar në Romë dhe kërkim ndërkombëtar, kapet në Velipojë

207
0
Shares

Kapet në Velipojë 52-vjeçari nga Peqini i dënuar në Itali dhe kërkim ndërkombëtar.

“Në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, autoritetet shqiptare kanë kapur dhe arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Velipojë. Shpëtim Memolla, 52 vjeç, banues në Peqin, ishte i kërkuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Qarkullimit Rrugor dhe Stacionit të Policisë Velipojë, të cilët, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën Memollën. Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Laquila në Itali me 8 vjet e 8 muaj burgim në vitin 2022”, njoftoi policia e Shkodrës.

Memolla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, dhe tani pritet të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë duke punuar intensivisht për finalizimin e procesit të ekstradimit.

Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve shqiptare për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të luftuar krimin e organizuar, duke siguruar që të gjithë individët e shpallur në kërkim ndërkombëtar të dalin para drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY