Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin...

Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin e Llogarasë

256
0
Shares

Protestë dhe përplasje mes banorëve të fshatit Dukat në Vlorë me rojet e një firme që ka nisur punimet për devijimin e tubacioneve të ujit të pijshëm.

Banorët thonë se projekti që ka mbështetjen edhe të Njësisë Administrative është nxitur nga biznesmeni Samir Mane për të çuar ujin në resortet e Palasës.

Prej një jave Dukati ka ujë në sasi të vogël dhe tri ditët e fundit është ndërprerë për shkak të devijimit.

Banorët u ankuan se administratori i Orikumit dhe kryeplaku i fshatit kanë bërë marrëveshje të fshehtë dhe se ata buk do të lejojnë devijimin e burimeve ujore që janë të mjaftueshme vetëm për fshatin.

Në ditët në vijim pritet që të bllokohen edhe tyneli i Llogarasë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY