Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta te bashkia, Këlliçi tregon edhe një emër të ri te inceneratorët, Caka për Veliajn: Mbaj antiplumb për tu mbrojtur nga të tutë

25/07/2024
Protesta te bashkia, Këlliçi tregon edhe një emër të ri te inceneratorët, Caka për Veliajn: Mbaj antiplumb për tu mbrojtur nga të tutë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është zhvilluar sot protesta e opozitës tek bashkia e Tiranës përmes të cilës kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe hetimin e tij nga SPAK.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha gjatë fjalës së tij se janë aty për të denoncuar me fakte e prova të gjitha aferat e Bashkisë dhe Veliajt.

‘‘Jemi konflitkuar fizikisht kur vajtëm të denonconim për inceneratorët, ky individ figuron drejtori i inceneratorëve ne fier e tiranë Ky porosiste projekte me vlera qindra miliona euro. Çfarë ka bërë SPAK dhe me ato 8 masa të lëshuara së fundmi nuk kanë guxim të përmendin emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve. ‘Elton Bualli’ vodhi qindra milion euro, dhe është njish me ata që quhen titullarë e drejtues të inceneratorëve.

‘Ardjan Nusret Mazniku’ që hante biftek 1 mijë euro, porosiste edhe shmbejet e 13 pallateve në Tiranë duke lënë qindra banorë në rrugë të hapur bashkë me Mariglen Qaton. Mariglen Qato merrte lejet e shembte pallatet në bashkëpunim me Maznikun. Këto vjedhje janë aq të mëdha sa edhe disa media janë paguar për tu korruptuar.

Se për 5D e ka fajin PD, se për inceneratorët e ka fajin Berisha..? Kryetari aktual I opozitës po mbahet në arrest pa prova pa fakte, a mendoni se ça mund tju ndodhi ju? Një personi pa mandat politik, pa njohje etj…”, tha Këlliçi.

Përfaqësuesja e PL Silva Caka në protestën e ditës së sotme ka folur për përplasjen në këshillin bashkiak pak ditë më parë.

“Ta spastrojmë qytetin nga kjo vemje, nga modeli më i shëmtuar i politikëbërjes. Herën e fundit ka ardhur në mbledhje me antiplumb. Një mesazh për Veliajn: nuk je burrë ti të ikësh me plumb, nuk harxhon kush plumba për ty. Ti do ikësh si vemje ashtu siç erdhe në politikë. Nga plumbi ruju nga ata që i ke të sojit tënd,” tha Caka.

Koordinatori për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen me qytetarët, jo të mbrojnë zyrtarët e bashkisë.

”Paratë që do shërbenin për t’ju rritur rrogat, i mori Plarent Ndreca. Ju dha 500 euro kapelet dhe lekët i futi në xhep. Ca lekë ikin tek Erioni, ca tek Belinda, na kanë rrethuar hajdutët”, tha ai.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, në protestën e ditës së sotme që po mbahet para bashkisë, tha se kushdo që do të kërkojë t’i fusë duart në fyt opozitës, do të marrë përgjigjen e merituar.

“Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembin. E kanë marrë përgjigjen qe meritonin të gjithë narkopolicët. E dini pse vijmë me kasketa tha njëri se kemi turp t’u dalim para fëmijëve e të shkojmë në shtëpi mos na pështyjnë prindërit. Ja pse në 40 gradë detyrohen të vijnë me maska në fytyrë.
Kush kërkon t’i fusë duart në fyt opozitës do të marrë përgjigjen e merituar siç e mori në mbledhjen e fusnit të Këshillit”, u shpreh ai.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.