Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

24/07/2024
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë komentuar nga n/kryetari i PD, Gazment Bardhi. Ai tha se vendimi për shpërndarjen e mandateve është qartësisht më efektiv se hersi i vitit 2021. Arritje madhore është miratimi i garancive për votimin e shqipëtarëve jashtë vendit, tha Bardhi.

Diskutimi i plotë në Komisionin e Ligjeve:

Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës që është Komsioni i Ligjeve, do duhet ta bwjmw me qetësi pa populizma. E gjithë retorika e kolegëve që mbrojnë një qasje të ndryshme nga ajo që kanë propozuar grupi i dialogut bien në një të dhënë të vetme. Ne këtu jemi deputetë listash, nga i pari tek i fundit. Secili prej nesh këtu ka qenë produkt i një procesi me lista të mbyllura. Fakti që sot ka kolgë që kundërshtojnë qendrimin e partive të tyre rrëzojnë çdo tezë që ky po i lëpihet atij apo ky po i lëpihet kwtij. A qendrojnë të gjitha propozimet që kanë ardhur? Nga njëqind përqind të hapura e deri tek në njëqind përqind të mbyllura, secila ka avantazhet apo disavantazhet e veta. Do të ishte shumë mirë që të kishim bërë një diskutim më të gjatë, më transparent edhe ne Komisionin e Ligjeve.

Fakti është se ashtu siç është sot Kodi Zgjedhor, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, listat janë njëqind përqind të mbyllura. Kush thotë të kundërtën gënjen! Sepse sipas dispozitës që ka ngelur në këmbë, fakti që lista mbetët e pa ndryshuar nga ajo që çon partia dhe mund të ndryshohet vetëm nwqoftwse thyhet hersi dhe në mungesë të hersit nuk ndryshon lista. Pra sot ne kemi lista njëqind përqind të mbyllura.

Çfarë na prodhoj historia e sistemit që kishim në fuqi në 2021? Na prodhoi që nga ai sistem me një herës që ishte përcaktuar në mënyrë të njëanshme e thyen vetëm 3 deputet. Pra 137 deputet u zgjodhën nga partitë dhe vetëm 3 prej tyre erdhën këtu si rezultat i votave personale jashtë vullnetit të partisë.

Tani na ka ardhur një propozim, Dashi tha 39 Enlekejdi tha 46, nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyrë që do futen nga lista fikse dhe nga lisita me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë. Unë mendoj se zgjidhje radikale dhe që shkojnë nga ekstremi në ekstrem, dhe pa eksploruar një zgjidhje me faza nuk na ndihmojnw. Duhet ta konsiderojmë edhe këtë si test! Nuk e dime se cfarë do të prodhoje! Mund të rezultoje më i mirë i mundshmi ose më i keqi, por qartësisht jemi para një progresi krahasuar me atë që kishim. A mund të ishte më i mirë variant që propozoi shoqëria civile që kemi në tryezë sot, a mund të ketë edhe një opsion tjetër. Të gjitha janë të vlefshme.

Për mua më shumë rëndësi nuk ka si do të jetë sistemi apo lista. Për mua arritje është fakti që bëjmë efektive dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do duhet të miratoje deri në gusht aktet për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. KQZ do duhet të veproje në kohë. Do duhet të jemi të vërtetë, parashikimi për votën e atyre që jetojnë jashtë vendit ka qënë në fuqi që në vitin 2020, por nuk është bërë efektiv për faktin se KQZ nuk miratoi aktet nënligjore. Ne do duhet të kemi garancinë e duhur që kësaj here KQZ, të veproje në kohë. Kjo është arritja më e madhe e kësaj që miratojmë sot.

Ndërkohë Reforma Zgjedhore duhet të vijojë gjatë muajve në vijim edhe me pjesët e tjera, që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR. e.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.