Marrëveshja e 5D publike me 5D biznes privat, Këlliçi tregon dokumentin origjinal

Marrëveshja e 5D publike me 5D biznes privat, Këlliçi tregon dokumentin origjinal

187
0
Shares

Ndërsa SPAK thirri ministrin Arbjan Mazniku në pyetje, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi dorëzoi po në SPAK një dokument që bënte fjalë për një marrëveshje disamilionëshe mes bashkisë së Tiranës dhe 5D.

Këlliçi drejtoi gishtin ndaj Erion Veliajt por marrëveshja ishte firmosur nga Mazniku, çfarë në fakt minimizon implikimin e Veliajt në këtë marrëveshje nënshkruar nga ‘bashkia e Tiranës’ me ‘bashkinë e Tiranës 5D’

“Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë”, tha Këlliçi. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY