Qëllohet me armë zjarri në plazhin e Tales, një në spital

Qëllohet me armë zjarri në plazhin e Tales, një në spital

493
0
Shares

Një person u qëllua me armë zjarri në plazhin e Tales këtë pasdite.

”Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Alfred Marku 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor”, deklaroi policia e Lezhës.

Autori kishte shkuar në plazh i shoqëruar me një vajzë, Marku e ka ngacmuar çka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt, thanë burime jozyrtare nga policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY