Gent Strazimiri: Ja kush e bën “pis” miratimin e reformës në drejtësi

Gent Strazimiri: Ja kush e bën “pis” miratimin e reformës në drejtësi

52
0
Shares

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri deklaroi në studion e lajmeve në TV “Ora News” se vota e 5 deputetëve të shumicës me probleme me drejtësinë e bëri “pis” votimin konsensual të reformës në drejtës. Strazimiri tha se viktima të reformës duhet të jenë të gjithë burrat e këqij të sistemi, ndërsa beson se kryeministri nuk ka hequr dorë nga dëshira për të kapur drejtësinë.
“Unë kam qartësinë që zoti Rama…, nuk kam asnjë arsye që Edi Rama ka ndërruar mendje, të mos gllabërojë drejtësinë. Nuk kam asnjë arsye të jem kaq optimist. Por unë shpresoj që nëse bëhet fjalë për viktima, duhet të jenë ata burrat e këqij të sistemit. Ata që partitë politike, që kanë pasur mundësinë të ndikojnë Presidentët e Republikës në vite për ti dekretuar dhe pastaj kanë bërë qokat po të atyre partive politike të mazhorancave që i kanë mbështetur në bashkëpunim me presidentët që i kanë dekretuar që dalin sot dhe na japin mend në media. Unë besoj që ata duhet të jenë të parët.
Kjo është fryma e kundërt që kjo reformë duhet të japë. 140 vota në Parlament, kur të paktën ju e keni dhënë, 5 veta në hekura dhe ata kanë votuar, kjo nuk është ogur i mirë për reformën as për mazhorancën dhe as për qeverinë.
Më pyetet qeparë dhe ishit besimplotë se kryeministri nuk do ta gllabërojë, kryeministri do vërtete një drejtësi të drejtë që ata persona që kanë hyrë njëherë në burg, ju i keni nxjerrë në media sot janë në parlament dhe votojnë reformën.
Ai parlament duhet të ishte me 5 veta mangët, duhet të ishte votuar me 135 reforma. 140 veta atje e bënin pis”, u shpreh Strazimiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY