Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luan Rama flet për krisje të koalicionit PS – LSI

25/07/2016
Luan Rama flet për krisje të koalicionit PS – LSI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shpreh rezerva për mënyrën se si u hartua dhe u debatua Reforma në Drejtësi, për mungesën e transparencës, por dhe konceptimin e reformës si sfidë personale dhe si mjet kërcënimi për kundërshtarin politik.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Rama shprehet se miratimi i reformës përbën çeljen e një epoke të re për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ai vlerëson si përcaktues rolin e kryeparlamentarit Meta në arritjen e konsensusit të plotë në Kuvend për këtë reformë, por dhe të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që, sipas tij, iu desh të zhvisheshin nga kostumi diplomatik e të bënin politikanin e modelit shqiptar.
I pyetur nëse ka një krisje në marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës, me një gjuhë të kujdesshme Rama shprehet se mungesa e besimit është një sëmundje e hershme e politikës shqiptare dhe se LSI-ja, sipas tij, është forcë politike që i respekton marrëveshjet, i respekton parimet dhe partneritetin.
“Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2-3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madhor të shërbimit ndaj vendit. Në krye të rendit të angazhimeve tona është jetësimi i reformës në drejtësi, që ndryshimet kushtetuese që u bënë me aq mund, të mos mbeten në letër, po të bëhen të prekshme nga qytetarët që kanë nevojë për drejtësinë e drejtësisë”, thotë ai.
Sipas tij, me të “njëjtin angazhim e përgjegjshmëri do të punojmë për përmbushjen e të gjitha angazhimeve qeverisëse, duke e përkthyer konsensusin në votimin e reformës në drejtësi në vlerën reale që ai mbart e transmeton në mjedisin politik shqiptar”.
Ndryshe nga paketa kushtetuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së është i prirur që në vjeshtë, 7 ligjet që shoqërojnë këtë paketë të debatohen hapur, por jo vetëm ato, por dhe çdo gjë që lidhet me një qeverisje sa më të mirë.
Kërkesën për impulse të reja në qeveri, për LSI-në, sipas Luan Ramës, është një angazhim patriotik që udhëhiqet nga interesi i qytetarëve. Në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral, Rama shprehet se do të jetë Konventa kombëtare e LSI-së që do të vendosë në vjeshtë trendin e qëndrimeve politike të kësaj partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.