Policia vuri në pranga një mashtrues i cili mori mijëra euro nga një italian në këmbim të një shërbimi botimi.
“Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale”, njoftoi policia e Tiranës.
Rasti ishte denoncuar nga emisioni investigativ “Piranjat”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/