Është ndarë nga jeta gazetari i njohur i politikës Aristir Lumezi. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare ndërsa prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ai punoi si gazetar për më shumë se 20 vitesh. Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Prej vitesh ai ishte në panele për çështje të rëndësishme ndërsa vitet e fundit drejtoi gazetën Panorama.
Varrimi bëhet nesër, e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”. Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsanë datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.
Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/