SALI BERISHA/ Ja humbësi më i madh nga miratimi i reformës në...

SALI BERISHA/ Ja humbësi më i madh nga miratimi i reformës në drejtësi

51
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një fjalim të mbajtur sot në parlament, pak ditë pas miratimit të Reformës në Drejtësi me 140 vota, tha se fitues përveç shqiptarëve ishin Partia Demokratike dhe LSI.
“Kush fitoi? Fitoi e vërteta, dinjiteti njerëzor, dinjiteti kombëtar dhe sovraniteti i vendit. Kush humbi? Humbi gënjeshtra, poshtërimi i shqiptarëve. Në rrafshin social fitoi konsensusi dhe ujdia shoqërore e kombëtare. Në veçanti fitoi PD-ja, e cila nga e përjashtuara e madha e në fillim të procesit, u bë promotore e reformës. PD ia doli që një mision i cili në dukje paraqitej i pamundur, të kthehej në një sukses të plotë. PD nisi pjesëmarrjen në këtë proces e dënuar marrëzisht nga përpjekja për konsensus”, tha Berisha.
Sipas tij “Me gjithë qëndrimin e Edi Ramës që në fillim të punës, gjer orën e fundit punoi pa u lëkundur dhe qëndroi e gatshme të paguante çdo çmim për konsensusin që i duhej Shqipërisë. Në këtë arritje historike të PD-së një rol thelbësor ka luajtur mbështetja e fuqishme e qëndrimeve të PD-së nga aleatët tanë si dhe qëndrimi i vendosur pro konsensus i zotit Ilir Meta. Në këtë proces fitoi edhe LSI që në momente kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin”.
Për Berishën, humbësi më i madh ishte Edi Rama, i cili megjithëse harxhoi miliona euro, nuk arriti ta monopolizojë këtë reformë.
Ish kryeministri u shpreh se, “humbësi më i madh dhe më i turpshëm është Edi Rama. Ai përdori miliona euro për të groposur konsensusin, por kësaj radhe donte të groposte edhe PD-në dhe për të votuar me votat e krimit anti-reformën. Edi Ramën me Xhafajn e drogës kapën kazmat ditën e fundit për të varrosur konsensusin. Ai do përmbyste marrëveshjen për të përdorur të njëjtën praktikë për emërime si në komisionet e vetingut ashtu edhe në komisionet e tjera. Rama futi në paketën e reformës propozimin sipas të cilit drejtuesit do zgjidheshin me votë të transferuar, e refuzuar kjo nga opozita si një praktikë e korruptuar”.
Sipas Berishes,“këtu fitoi edhe LSI e cila pas rrëzimit të projektit u nda nga mazhoranca. Ajo me ekspertët e vet hartoi një projekt solid që e dërgoi paralel me projektin Rama- Xhafaj në komisionin e Venecias. Ajo i bëri me dije anëtarëve të Komisionit se ajo nuk ndante qëndrimin për të kapur drejtësinë. Le të shohim tani kush humbi? Humbi përpjekja e shqiptarëve dhe të huajve për të kapur drejtësinë. Humbësi më i madh është Edi Rama dhe ekipi i tij që me projektin e Xhafajt dhe drogës donte të kapte për fyti drejtësinë. Byronë e Hetimit Rama e donte nën këmbët e tij, në drejtorinë e Policisë së Shtetit te çunat e krimit. Humbës të turpshëm janë edhe ekspertët e nivelit të lartë të Edvin Kristaq Ramës”.
Berisha deklaroi me tej se, “Rama në fund luajti edhe letrën e turpit, përpjekjen për të kapur drejtësinë përmes të huajve. Ai ishte i gatshëm të bënte çdo pazar, mendoi se gjeti mënyrën për të kthyer Botën kundër PD-së. Po përsëri kush fitoi? Fitoi dinjiteti i Shqipërisë, gjykatësit dhe prokurorët e saj nuk do ti emërojnë të huajt si në vendet protektorat, por do ti emërojnë shqiptarët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY