Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq katër persona, mes tyre tre ish-zyrtarë të komunës Bërxullë, për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’, ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.
Dy zyrtarë, Y.M., K.B., A.L. në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2tokë në Bërxullë nga shtetasi K.A., i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë.
“Prokuroria arriti në konkluzionin se shtetasi K.A. ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë. Nërpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.
Shtetasi K.B. i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menazhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të shtetasit K.A. pa kryer verifikimin e dokumentacionit”, njoftoi prokuroria e Tiranës.
Me kërkesë të prokurorisë, 7500m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar. a.b





