Hapet tuneli i Llogarasë, pritje rritje e shitjeve tek fshatrat turistikë të...

Hapet tuneli i Llogarasë, pritje rritje e shitjeve tek fshatrat turistikë të Samirit

264
0
Shares

Është hapur sot tyneli i Llogarasë, e vetmja vepër e plotë e qeverisë socialiste e lobuar dhe ndërruar nën presionin e biznesmneëve që kanë investuar në fshatra turistikë në Palasë, veçmas Samir Manes, pronar i Green Cost.

Kosto e kalimit do të jetë 5 euro.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, kjo vepër infrastrukturore do të shkurtojë 23 minuta kohën e udhëtimit përgjatë rivierës shqiptare.

Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, ai kryesori dhe ai i emergjencës, të cilët lidhe me 11 dalje me njëri tjetrin. Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegoi disa nga detajet teknike të veprës. “Tuneli që kemi në krahun tonë të djathtë është tuneli i emergjencës, por për të qenë emergjence duhet të ishte shumë më i vogël, pra në kushte teknike. Ne duke patur parasysh që këtu në dekadën e ardhshme do të ketë zhvillime shumë të mëdha turistike, kemi vendosur të gërmohet njësoj në të njëjtën madhësi me këtë tunel, ama do të fortifikohet kur të duhet për tu përdorur. Ka 11 dalje. Në çdo rast, në ditët kur këtu do të ketë ngarkesë trafiku ne do të jemi të gatshëm për të hapur tubin e dytë, pra është punuar dhe kur është dizajnuar nga kompania austriake dhe kur e kemi ndërtuar, e kemi ndërtuar me vizionin që të kthehet në një tub të dytë kur të jetë e nevojshme”, – tha Balluku.  

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi punën e bërë për këtë vepër, teksa shtoi se, “këtë tunel e kanë premtuar të tërë; Aeroportin e Vlorës e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë dhe atë. Pastaj nisin testimet. Korridorin Blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar do jetë nga kufiri me Malin e Zi deri tek lidhja me autostradën në Fier.shtu qëdo vijnë nga andej, në tunelin e Llogarasë”, – u shpreh Kryeministri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY