Protesta e 15 te Bashkia e Tiranës: Të ikë Veliaj te kolegët...

Protesta e 15 te Bashkia e Tiranës: Të ikë Veliaj te kolegët e 5D

56
0
Shares

Është zhvilluar sot protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë largimin nga detyra të kryebashkiakut Veliaj ndërsa gjatë protestës ndezën goma dhe hodhën shashka në drejtim të policëve.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij para protestuesve u shpeh se Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën e 5D.

“Ky individ, Erion Veliaj duhet të vijë këtu para jush të japë llogari pse vodhi votat në 14 maj 2023, se përse kur qytetarët e pyesnin se çfarë do të bëhet me kopshtet, me çerdhet, me shkollat, me parqet, përgjigja e tij ishte: 100, 200 apo 500 euro për votë dhe më pas, pas 14 majit, fliste për nj fitore të jashtëzakonshme në Tiranë. Në fakt, fliste për një vjedhje të paprecedentë.

Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar bashkie që ky të japë dorëheqjen?! Kur shtabi i tij elektoral i 14 majit sot një pjesë është në burg, një pjesë është në arrati, një pjesë pritet shumë shpejt që të shkojë në qeli.

Edi Ramës vetë çfarë tjetër duhet të ndodhë që të japë dorëheqjen e të largohet, kur i gjithë kabineti i viti 2013 me të cilin erdhi në qeveri i ka rënë në burg, kur edhe personi që ishte në krye të Programit të PS, Ilir Beqja, tashmë i ka rënë në burg?! Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend?!

Ndaj unë ftoj çdo qytetar, edhe ata që janë skeptikë, edhe ata që preferojnë të komentojnë në rrjete sociale e të mos vijnë në protestë, edhe ata që kanë pikëpyetje, të na bashkohen sepse kjo kauzë nuk bëhet për PD, bëhet për të gjithë qytetarët. Ne sot jemi të vjedhur, demokratë dhe socialistë, me apo pa parti.

Ju ftoj që në datën 11 korrik në orën tetë të mbrëmjes, ta mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë sepse nga aty do të fillojë dhe uragani i shpresës dhe fitores së qytetarëve dhe PD-së”, tha në fjalën e tij Belind Këlliçi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestën qytetare para bashkisë së Tiranës tha se një organizatë kriminale ka kryetarin e saj, dhe kjo në bashkinë e Tiranës ka një kryetar dhe ky është Erion Veliaj.

“Nuk ka drejtësi duke arrestuar vetëm drejtorë dhe ish-ministra që me ndërgjegjie bëjnë burgun për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

SPAK duhet të përgëzohet vetëm atëherë kur të arrestojë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ndryshe kemi të bëjmë me një strukturë drejtësie të kapur nga Rama, aleate me të dhe Veliajn dhe partnerë të tyre në krim.

Nuk ka drejtësi në këtë vend pa ndaluar dy kokat kryesore të krimit të organizuar, pa arrestuar Erion Veliajn, i cili duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë.

Pa arrestuar Edi Ramën që ka firmosur 17 vendime për inceneratorët për dy orë. Në çvend demokratik ndodh kjo, që kjo drejtësi nuk sheh krimet, që kjo drejtësi mbyll sytë para kullave të drogës dhe mafies së plehrave ka marrë peng bashkinë e Tiranës’, tha ndër të tjera, Tedi Blushi a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY