Dy pa jetë nga plumbat e kallashnikovit në lokalin e shqiptarit në...

Dy pa jetë nga plumbat e kallashnikovit në lokalin e shqiptarit në Bruksel, 3 të plagosur

947
0
Shares

2 persona u vranë dhe 3 u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një kafe me pronarë shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës, raportojnë mediat vendase.

Autorët qëlluan me kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë duke vrarë 2 persona dhe plagosur 3 të tjerë. Njëri nga të plagosurit ka plagë të lehta, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.

Policia shpjegon se ende nuk e ka mësuar  nëse autorët kishin shënjestër kafenenë, apo klientët por dy personat e vrarë, një grua dhe një burrë dyshohet se ishin viktima aksidentale. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY