Zonja deputete!
Zoterinj deputete!
Te nderuar qytetare qe ndiqni parlamentin ne seancen e tij te fundit!
Te enjten qe kaloi, reforma ne drejtesi u votua ne parlament me konsensus te plote, pra me 140 vota. Kjo ishte maratona me e gjate dhe me konfliktualitet e akuza te ndersjellta me te ashpra, me negociatat me intensive, me te veshtira, ne nivelet me te larta mes faktoreve politik shqiptar por dhe aleateve dhe partnereve te Shqiperise perfshire edhe nivelet e tyre nder me te lartat ne keto dy dekada. Pavaresisht nga te gjitha keto, kjo reforme u miratua me votat e te gjithe deputeteve pra me konsensusin me te gjere te mundshem. Por konsensusi i kesaj reforme nuk ishte konsenus i vullnetit te mire, konsensus i deshires apo i zemres se te gjitha paleve, siç duhet te ishte.
Jo, ky konsensus i 22 Korrikut ishte lens non volens, pra konsensus i imponuar, deri ne oren e fundit, nga njera pale. Konsensusi i vullnetit te mire eshte gjithnje nje ëin-ëin story pra histori ku fitojne te gjithe, ai udhehiqet nga shumica, e cila natyrshem eshte dhe aksionerja kryesore e tij, por qe ka ne proporcion kontributin dhe aksionet e pakices.
Ndryshe eshte ceshtja ne konsensusin e imponuar apo konsensusin lens non volens. Ketu udheheq apo ben ligjin ai qe arrin ti imponohet pales tjeter, qofte dhe ndaj shumices numerike apo faktoreve te tjere. Ky eshte eksepsional, eshte perjashtimor. Ky ishte ekzakt rasti i konsensusit per reformen e drejtesise ne Shqiperi. Ne kete konsensus udhehoqi opozita, jo me kercenime, as dhe me milionat e eurove, ndoshta te vjedhura ne aeroport, por vetem dhe vetem me forcen e pathyeshme te ideve dhe parimeve te drejta qe mbronte. Ato çane çdo rrethim, çdo kurth apo bllokim qe u perpoqen ti bejne padrejtesisht asaj. Ne kete konsensus udhehoqi opozita, edhe sepse nje krah i rendesishem i mazhorances ndau dhe mbrojti me opoziten parime dhe vlera qe qendrojne ne themel te nje sistemi gjyqesor te pavarur dhe ne momente kritike u nda me qeverine qe donte te kapte me cdo kusht sistemin e drejtesise.
Ne kete lloj konsensusi perseri fitojne pothuaj por jo te gjithe. Ketu, ne dallim nga i pari, ka fitimtare por ka dhe te humbur.
Keshtu qe tani, pas finalizimit te reformes me voten unanime te te gjithe deputeteve, me te drejte qytetaret, analistet bene bilancet, shtruan pyetjen legjitime se kush fitoi dhe kush humbi nga ky konsensus. Prandaj le te shohim kete çeshtje.
Kush fitoi?
Ne rrafshin filozofik fitoi e veterta, liria, vlerat e saj, dinjiteti njerezor dhe kombetar.
Kush humbi?
Humbi genjeshtra, intriga, nenshtrimi dhe poshterimi njerezor dhe kombetar.
Po ne rrafshin social, kush fitoi?
Ne rrafshin social fitoi konsensusi, ujdia shoqerore dhe kombetare, per rrjedhoje fitoi cdo qytetar shqiptar qe kerkon te shohe perfaqesuesit e tij te bashkuar ne gjerat me te medha!
Fituan te gjithe ata faktore vendas dhe te huaj qe i besojne konsesusit, vlerave te tij te medha dhe luftuan deri ne oren e fundit per konsensus, ne veçanti fitoi PD, e cila nga e perjashtuara e madhe ne fillimet e procesit, dora dores arriti te behet, me qendrimet e saj, promotor kryesor i konsensusit te reformes dhe nuk u terhoq per asnje çast pavaresisht nga perpjekjet per t’ia perplasur para syve dyert dhe mbyllur ato. Me persistimin e saj stoik ne çdo inch, ne cdo fjali dhe nen, PD arriti qe, nje mision qe dukej krejtesisht i pamundur, mission impossible, t’a realizoje e t’a ktheje me sukses te plote.
Dihet tashme se PD nisi pjesemarrjen ne kete proces e denuar marrezisht me perjashtim nga konsensusi. E them marrezisht sepse duhet te jesh i verbuar nga urrejtja per opoziten te refuzosh oferten e saj per konsensus nderkohe qe dihet se ne kete rast perfituesi politik kryesor eshte qeveria dhe dytesore eshte vet opozita. Me gjithe kete qendrim te Edi Rames, PD, qe nga oret e para te fillimit te punes per reformen e drejtesise deri dhe nje ore para votimit te saj, punoi pa u lekundur, perballoi pa u perkulur te gjitha presionet, kercenimet primitive dhe qendroi e gatshme te paguante çdo çmim per konsensusin, jo per ate qe i duhej Edi Rames por per konsensusin qe i duhej Shqiperise. Partia Demokratike i besoi konsensusit, edhe kur ai dukej i pamundur apo vite drite larg, dhe ja doli t’a realizoje dhe imponoje ate. Por duhet te them se ne kete mision, ne kete arritje historike te PD, shqiptareve dhe Shqiperise, nje rol thelbesor ka luajtur mbeshtetja e fuqishme e qendrimeve te PD nga nivelet e larta dhe shume te larta te aleateve dhe partnereve tane si dhe qendrimi i vendosur pro konsensus i LSI dhe kryetarit te saj, qe eshte dhe kryetar i parlamentit, zotit Ilir Meta.
Keshtu qe ne kete proces padyshim fitoi edhe LSI, qe ne momente kritike midis konsensusit dhe bashkeqeveresjes, zgjodhi konsensusin. Fituan miqte e vertet te Shiperise qe donin me te miren e saj, jo 90 e ca vota te blera por 140 vota per reformen e drejtesise.
Ne kete proces merite te veçante kane dhe aleatet e PD qe qendruan pa u lekundur ne anen e konsensusit.
Zonja dhe zoterinj deputete!
Ne krye te radhes tre ishin vendimet me te rendesishme dhe percaktuese te suksesit te PD, shqiptareve dhe Shqiperise.
1- Se pari, vendimi i PD per pe marre pjese ne proces. PD, duke e konsideruar reformen e sistemit te drejtesise si nje reforme jetike per lirite dhe te drejtat e qytetareve, barazine para ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor, pavaresisht se i mbyllen dyert e konsensusit, ajo vendosi te marre pjese e te beje gjithçka per te dhene ndihmesen e vet ne kete reforme.
2- Se dyti, vendimi i saj per te paraqitur si kusht te vetem, por sine qua non per kete pjesmarrje, pranimin nga palet te Komisionit te Venecias si arbiter per reformen ne drejtesi. Mund te thuhet se ne kete vendim, pas te parit, te lidershipit te PD dhe grupit te saj parlamentar, qendron fitorja e pare por dhe percaktuese per fatin e reformes. Me kete vendim, PD zgjodhi per reformen arbitrin e pazevendesueshem dhe me te mire te koherave. PD ia doli te imponoje kushtin e saj edhe fale mbeshtetjes se plote te disa institucioneve te vendit si dhe komunitetit nderkombetar qe pershendeti dhe mbeshteti kushtin e PD!
Edi Rama fillimisht e pranoi kushtin de juro por e refuzoi ate de facto. Ai refuzoi ta ftonte duke u fshehur prapa Xhafes, i cili per muaj nuk pranonte te firmoste ftesen drejtuar ketij Komisioni. Pas refuzimesh absurde e malinje te Xhafes dhe denoncimit te opozites, kryetari parlamentit Ilir Meta deklaroi publikisht se do te niste ftesen siç ishte rene dakord, dhe e nisi ate!
3- Se treti, vendimi i PD ishte per te mbrojtur dhe imponuar me çdo çmim rekomandimet e komisionit te Venecias, si vijat e kuqe te verteta e jo si ato te Edi Rames, si norma jetike dhe vendimtare per nje sistem drejtesie te pavarur, transparent, efiçent. Ky qendrim i PD u shnderrua ne leven e arkimedit te fuqise se saj, u mbeshtet gjeresisht nga komuniteti nderkombetar, mjafton te rikujtoje ketu citimin e Venecias nga sekretari Kerry gjate vizites ne Tirane.
Tani le te shohim
Kush humbi?
Ne rrafshin social humbi perçarja, konflikti social i shoqerise tone. Humben te gjithe ata shqiptare dhe te huaj, sado jo te shumte, por qe ishin dhe jane kunder konsensusit ne shoqerine shqiptare, jane per provokacionin, perçarjen dhe konfliktualitetin e saj.
Humbesi me i madh eshte Edi Rama, qe dy vite me pare bindi njerezit rreth tij por dhe te huaj, se ne Shqiperi fjala dhe nocioni konsensus nuk njihen, nuk kane ekzistuar kurre dhe nuk ekzistojne, dhe, bazuar me kete qendrim perçares, perjashtoi qe diten e pare PD nga pjesemarrja konsensuale ne reforme. Mbi kete qendrim thellesisht jo demokratik por dhe antishqiptar, Edi Rama beri gjithçka kunder konsensusit. Jo ne nje por ne dhjetra raste, deri dhe nje ore para votimit te reformes, ai i beri gropen konsensusit por ne te gjitha rastet pa perjashtim ai ra vet brenda ne gropen qe beri dhe deshtoi!
Humbesi me i madh dhe me i turpshem eshte Edi Rama, i cili per te bllokuar dhe shkaterruar konsensusin perdori cdo mjet, nga te gjitha llojet e mashtrimeve, kurtheve dhe trillimeve deri tek perdorimi i vrasesve dhe hanxhareve te krimit, perdori miliona e miliona euro per te groposur konsensusin, dhe, sipas mendjes se tij te semure, se bashku me te edhe PD, dhe per votuar me votat e krimit antireformen e tij! Verberia, urrejtja dhe terbimi ndaj PD e shtyne Edi Ramen qe, pikerisht diten qe Kancelarja Merkel, Komisioneri Hahn, Zevendessekeretarja e shtetit Nuland, kryetari i rradhes se BE, Ministri i Jashtem e Sllovakise Lajçak, Presidenti i PPE Jozef Daul, Kryetari i Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian Elmar Brok, kryetari i delegacionit te PE dhe reporteri i tij per Shqiperine, perkatesisht deputetet Eduard Kukan dhe Knut Fleckenshtain i telefonuan, i derguan letra dhe mesazhe Kryarit te PD, zotit Lulzim Basha duke e pergezuar per rolin e tij qendror ne arritjen e konsensusit ndersa Edi Rama me Xhafen e droges do kapnin kazmat per te varrosur konsensusin. Per kete qellim, ai do permbyste marreveshjen gentelman te konfirmuar me deshmitare, siç do te pohonte ministri Manjani, midis Bylykbashit dhe Agaçit, per te perdorur te njejten praktike per emerimet si ne rastin e komisionit te Vettingut ashtu dhe ne forumet e reja te emerimeve ne sistemin gjyqsor propozuar nga projekti hibrid mbeshtetur fuqishem nga zonja Nuland. Rama futi ne paketen e reformes propozimin, sipas te cilit, drejtuesit ne keto institucione me rendesi vendimtare per emerimet ne piramiden e drejtesise do zgjidheshin me vote te transferuar, e refuzuar kjo ne menyre kategorike nga opozita si nje praktike lehtesisht e korruptueshme. Dhe jo vetem kaq, por per te qene 100% i sigurt ne kapjen e plote te ketyre institucioneve, opozita, sipas propozimit famekeq te droges, opozita detyrohej te zgjidhte perfaqesuest e vet (me se shumti nje te vetem) ekskluzivisht nga propozimet e njerezve me te ngushte te Rames si Sokol Sadushi, Artan Hoxha, Maks Haxhia, pra institucionet qe ata drejtojne!
Rama me tellallet e tij perhapi kudo lajmin e rreme, per te nxire kundershtarin, se Basha u terhoq nga marreveshja. Por vertet shpejtesia me te cilen perhapet genjeshtra eshte shpejtesi drite, mirepo nga ana tjeter nga drita e te vertetes shkrin genjeshtren njelloj si bryma para rrezeve te diellit.
Fillimisht dhe gjate gjithe dites ishte nderhyrja e fuqishme e palkundur e kryetarit te parlamentit qe bllokoi me qendrimin e tij kete akt te papergjegjshem te Edi Rames. Ishte nderhyrja e prere e niveleve te larta e me te larta te Ëashingtonit dhe Brukselit qe groposen Ramen dhe perpjekjen e tij per te kapur drejtesine, pikerisht ne gropen qe hapi vet.
Keshtu pra, para kartonit te kuq jo vetem u terhoq por ne panik e siper Edi Rama pranoi praktiken e vendeve te rezervuara per opoziten per zgjedhjen e perfaqesueseve te saj, te cilen personalisht e kishte kundershtuar me dhjetra here ne menyre kategorike ne rastin e Komisionit te Vettingut!
Humben gjithashtu ata pak te huaj, qe per qellime apo ndjenja te mbrapshta ndaj tyre, iu deklaruan shqiptareve se per reformen ne drejtesi nuk duhet marreveshja, nderkohe qe Europa e Bashkuar eshte ndertuar e tera mbi marrveshjen e mbi konsensusin!
Kjo ishte ne rrafshin social, po ne rrafshin parimor?
Ne dy vite per reformen per drejtesine u perballen dy qendrime diametralisht te kunderta. Qendrimi i Edi Rames dhe PS per nje drejtesi dege ekzektuvi fund e krye ne duart e tij dhe qendrimi i PD dhe Lulzim Bashes per nje drejtesi te pavarur, efiçente, transparente, te standarteve europiane, te bazuar rigorozisht ne rekomandimet e Komisionit te Venecias. Dua te theksoj ketu se ne menyre te pavarur, nje qendrim te tille do te mbante, pas rrezimit nga Komisioni i Venecias i projektit Rama – Xhafa te shtatorit te kaluar, edhe Levizja Socialiste per Integrim duke bere keshtu te pashprese perpjekjen donkishoteske te Edvin Kristaq Rames per t’u bere kryegjykates, kryeprokuror, kryehetues i ketij vendi. Ndaj dhe le te shohim.
Kush fitoi?
Fituan parimet dhe vlerat baze qe qendrojne ne themel te nje shoqerie te lire, vlerat dhe parimet themelore te sanksionuara edhe ne rekomandimet e Venecias per nje sistem te pavarur efiçent dhe transparent drejtesie, vendimtar per ekzistencen per funksionimin e shtetit ligjor dhe ekzistencen e nje shoqerie te lire!
Fituan pra te gjithe qytetaret shqiptare, qe me sistemin e ri te drejtesise do mund te kene me te sigurta, me te garantuara lirite dhe te drejtat e tyre themelore, zbatimin e ndershem te ligjit!
Fitoi PD, aleatet e saj dhe forca e tjera qe u besojne ketyre parimeve dhe vlerave, qe i kane ne themel te programeve te tyre dhe qe i mbrojten ato me vendosmeri dhe konsekuence te jashtezakonshme.
PD, lidershipi dhe ekspertet e saj, qe ne fillim, per t’i qendruar me konsekuence thirrjes se vet per konsensus, nuk hartuan nje projekt te tyre te ri te veçante por vendosen qe te dergonin ne Komisionin e Venecias oponencat per projektet e shtatorit, janarit dhe marsit te “Rama-Xhafa”. Keto oponenca rezultuan se ishin ne sintoni te plote me parimet e Venecias. Komisioni Venecias rrezoi dhe beri cope cope projektin “Rama – Xhafa” te shtatorit dhe me vone edhe ate te shkurtit dhe marsit. Ky Komision gjeti te drejte oponencen e PD dhe rrezoi ne 38 nene projektin “Rama – Xhafa” si nje projekt antidemokratik, antikushtetues, antieuropian duke legjitimuar keshtu keto akuza te oponences se opozites ndaj projektit te qeverise.
Fitoi dhe LSI, e cila pas rrezimit te plote te projektit te shtatorit u nda nga mazhoranca dhe, bazuar ne rekomandimet e Komisionit te Venecias, me eksperte te vet hartoi me ekspertet e vet nje projekt solid te cilin e dergoi paralel me projektin e dyte te Rames ne Komisionin e Venecias. Me kete akt ju beri me dije anetarve te Komisionit se, ne rast se nje pjese e qeverise kishte si qellim kryesor kapjen e drejtesise, pjesa tjeter e qeverise nuk ndante nje qendrim te tille por ishte per nje reforme qe te bazohej ne standartet me te mira te Venecias dhe rekomandimet e saj. Tani le te shohim:
Kush humbi?
Humbi perpjekja e te gjithe atyre shqiptareve, por dhe te huajve, per te kapur drejtesine dhe shnderruar ate, me projektin famkeq te shtatorit 2015 dhe projektet e tjera ne vazhdim te qeverise, nga pushtet i pavarur, ne nje dege te ekzekutivit shqiptar.
Humbesi me i madh eshte Edi Rama dhe ekipi i tij qe, me projektin e tij te Xhafes se droges, donte te kapte per fyti drejtesine, te emeronte vetem me votat e mazhorances se qelbesirave te gjithe piramiden e sistemit te saj. Ne kete projekt Rama donte qe, njelloj si ne republiken e Old Mayerit, t’u mohonte qytetareve shqiptare te drejten e ankeses dhe procesit gjyqesor te garantuara ne Kushtetute dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut. Old Mayer Rama donte qe Xhafa, ministri i tij i drejtesise, te ishte anetar, pa perjashtim ne kater forumet e drejtimit te sistemit gjyqesor, nder te tjera edhe ne Tribunalin Disiplinor te gjykatesve dhe prokurorve te Shqiperise qe do paraqiteshin para ketij Tribunali. Kurse me Byrone Kombetare te Hetimit (BKH) ala Rama, hetimi ne Shqiperi vendosej nen Edvin Kristaq Ramen, ne vartesi te drejtorise se Policise se Shtetit, pra te çunave te krimit.
Humbes te turpshem jane dhe ekspertet e nivelit te larte te Edvin Kristaq Rames qe, ne projektin famkeq te shtatorit, vendosen ne Kushtetuten e vendit nene per te sanksionuar pushtetin e tyre personal.
Zonja dhe zoterinj deputete!
Pasi u diskretitua me perpjekjet e tij te verbeta per kapjen, shnderrimin e sistemit gjyqesor ne nje dege te ekzekutivit tij, duke vendosur hetimin ne vartesi te Drejtorise se Policise, vendosur ministrin ne te gjitha forumet drejtuese, te emerimit, te ndeshkimit te prokurorve dhe gjykatesve te vendit, Edi Rama luajti letren e fundit, letren e turpit, perpjekjen per te kapur sistemin e drejtesise nepermjet te huajve! Duke deshmuar keshtu se, per te shpetuar lekuren e tij nga drejtesia, ai ishte i gatshem, njelloj si etrit e tij, te bente çdo tregti e çdo pazar. Ketu Edi Rama mendoi se gjeti piken e kthimit te botes kunder PD. Po perseri:
Kush fitoi?
Fitoi dinjiteti i çdo shqiptari dhe dinjiteti i vet Shqiperise. Gjykatesit dhe prokuroret e saj, nuk do t’i emerojne te huajt si ne vendet protektorate te OKB, por vet shqiptaret, si zyrtare te nje vendi te lire e sovran! Miqte, partneret do te asistojne!
Fitoi Partia Demokratike, si parti e palekundur e interesit kombetar, qe me vendosmeri absolute nuk pranoi qe gjykatesit dhe prokuroret e ketij vendi t’i emerojne te huajt. Ne qendrimin e saj te palekundur, PD gjeti mbeshtetje maksimale nga qendrat kryesore ne Ëashington, Bruksel, Berlin dhe miqte e partneret e tjere qe e duan Shqiprine si vend te lire sovran, te pavarur dhe respektojne dinjitetin njerezor dhe kombetar te shqiptareve.
Kush humbi?
Humben ata pak shqiptare apatrid dhe, te huaj albanofob, qe donin qe ne Shqiperi te huajt te benin ligjin e drejtesise, donin qe parlamenti shqiptar te votonte listat dhe raportet qe do t’i paraqisnin te huajt, te veshur tani me pushtet kushtetues te njejte me ate te Presidentit te Republikes apo Kryeministrit te vendit, paçka se ata nuk kishin asnje pergjegjesi para ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise. Madje, marrezia e tyre dhe e Edi Rames kulmoi deri aty saqe u kerkua qe edhe ne mungese te te dhenave, fakteve dhe provave, pra kritereve ligjore por bazuar thjesht ne opinione, te huajt te hiqnin dhe te vinin apo damkosnin cilindo gjykates e prokuror te ketij vendi!
Ky ishte poshterimi me i madh qe Edi Rama, dhe jo vetem ai, ju bente shqiptareve te cilet tani, njelloj si ne koherat e tyre me te zeza, do te denoheshin tani vetem pa fakte, prova, te dhena por vetem me opinione te te “pagabueshmeve”, kesaj radhe jo shqiptar por te huaj!
Humbesi me i madh dhe i turpshem eshte Edvin Kristaq Rama qe, per gjashte jave me rradhe, disa here ne dite, ju deklaronte shqiptareve se une emerimin vetoreve, te gjykatesve dhe prokurorve te vendit, do t’ua besoje te huajve dhe vetem atyre dhe, se kjo ishte nje vije e kuqe per te, ndaj dhe opozita nuk ka pune me kete proces. Por perseri, edhe ketu deshtoi per shkak te kundershtimit kategorik te prere te opozites, por edhe te LSI dhe aleateve dhe partnereve tane, te cilet i nxoren perseri kartonin e kuq Edi Rames dhe vijes se tije te kuqe dhe vijen e tij te kuqe e shnderruan ne kepucen e tij te kuqe.
Kjo sepse, ky qendrim dhe vije e kuqe e tij, vinte ne kundershtim flagrant me rekomandimet e Komisionit te Venecias te cilat, ne nenin e famshem 88, sanksiononin te drejten e opozites per te patur perfaqesim te rendesishem ne procesin e emerimeve te antareve te te gjitha forumeve kryesore te sistemit te drejtesise. Po keto rekomandime, perjashtonin preras rolin vendimmarres te te huajve ne keto emerime pasi ata mbanin pergjegjesi ligjore dhe kushtetuese vetem para shteteve te tyre dhe jo shtetit shqiptar.
Pasi deshto ne kete perpjekje te turpshme, Edi Rama nisi te deklaronte çdo dite se ai dorezonte sovranitetin e vendit personavete huaj pa asnje pergjegjesi para ketij vendi, ai i dorezonte atyre emerimin e gjykatesve dhe prokuoreve. Edi Rama, dhe jo vetem ai por dhe albanofobet qe e mbeshteten ne kete teze, barazonin Shqiperine me vende qe kishin kaluar luftra te gjata civile, si Liberia, Sri Lanka, Bosnje – Hercegovina dhe ishin bere te pavarura pasi kishin qendruar disa vite si protektorate te OKB.
Keshtu, ky njeri antishqiptar, njelloj si eterit e tij bllokmene hoxhiste qe, per karrigen e vet ishin gati te sheisnin çdo gje, deshmoi se per pushtetin e tij, per te shpetuar lekuren e tij nga mega aferat dhe lidhjet e krimit, duke kapur drejtesine, eshte i gatshem te shese çdo gje, qofte edhe thelbin e sovranitetit te ketij vendi! Por perseri PD, si parti e interesit kombetar, qendroi e palekundur ndaj te gjitha presioneve, kercenimeve dhe me besim plote te miqte dhe partneret tane se ata nuk do pranonin kurre nje poshterim te tille per Shqiperine. Opozita nuk gaboj. Nga Ëashingtoni, Brukseli, Berlini u pranua plotesisht qendrimi i saja per rolin vetem rekomandues non binding te te huajve ne procesin e reformes se drejtesise!
Keshtu qe, pa dyshim, humbes ketu jane edhe ata te huaj qe harruan se perfaqesonin qeverite e tyre demokratike dhe jo qeverite e dikurshme perandorake dhe u apasionuan pas ofertes se nje njeriu pa dinjitet, apatrid qe, pasi deshtoi ne kapjen me menyra te tjera te sistemit te drejtesise, i keqperdori ata duke i mikluar me pushtetin kushtetues te emerimit, gjithnje per llogari te tij, te gjykatesve dhe prokuroreve te nje vendi tjeter. Madje, per te nxjerre me lehte listat qe donte Rama, ai ju akordoi atyre te drejten qe ato lista te mund t’i formulonin bazuar vetem, natyrisht jo ne fall por ne opinionin e tyre te “pagabueshem”, vetkuptohet, ne opinionet e vet Rames!
Edi Rama humbi se, edhe pasi deshtoi te kapte drejtesine shqiptare me mashen e te tjereve duke e barazuar Shqiperine me vendet e varura nga OKB, diten e fundit nxori fytyren e tij se bashku me Xhafen e droges, mohoi “marreveshjen xhentelmen”, midis Bylykbashit dhe Agaçit, sipas te ciles te gjithe drejtuesit te gjithe anetaret e forumeve e piramidave gjyqsore do votoheshin sipas formules se dakordesuar per komisionin e Vettingut. Njelloj si i mbyturi qe kapet ne fijen e kalbur te barit, ai u lumturua dhe mashtroi veten duke menduar se mund te kapte te gjitha institucionet e tjera. Edhe ketu, duhet te theksoj se kryetari i parlamentit luajti nje rol jashtezakonisht pozitiv dhe te vendosur, edhe ketu, qendrat e medha e kuptuan se kush ishte njeriu qe donte te kapte drejtesine dhe perseri i nxorren kartonin e kur duke e bere te terhiqej me bisht nen shale.
Ne fund dua te theksoj se votimi i 22 korrikut ishte historik jo vetem per faktin qe u miratua njera nga reformat me te rendesishme ne historine e vendit por dhe per dy arsye te tjera.
Se pari, se kete dite u votua me konsensus te imponuar dhe te udhehequr nga opozita, PD dhe aleatet e saj dhe forca te tjera si LSI.
Se dyti, edhe simbolika e nates se votimit ishte historike dhe e papare me pare. Ne aktin e votimit te konsensusit te imponuar apo lens non volens, shqiptaret kishin ne kete salle dy kryeministra, kryeministrin qe po iken dhe qe rrinte si qyqar mbrapa shpines sime, dhe kryeministrin qe po vjen, njeriun qe e nxori nga strofulla e bashkise dhe se shpejti do te nise ne koshin e plehrave te historise, Lulzim Basha.
Faleminderit!
* Fjala e plotë sot në Parlament
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/