LAJMI I FUNDIT/ Me thikë në dorë rrugëve të Durrësit, plagos policin

LAJMI I FUNDIT/ Me thikë në dorë rrugëve të Durrësit, plagos policin

500
0
Shares

Një person i moshës 38 vjeç, u pa të lëvizte në Durrës me thikë në dorë, ndërsa qytetarë kanë njoftuar policinë.

”Rreth orës 11:00, Policia ka marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëviste në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia e Durrësit.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY