Një person humbi jetën sot ndërsa po pastronte pusin e shtëpisë së tij. Bedohet se 66 vjeçarit i rrëshqiti këmba dhe ra në thellësi duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi.
“Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/