Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Në GJK mbrojtëm profesionet e lira. Kjo është një betejë kundër sistemit korruptiv të qeverisë socialiste

19/06/2024
Tabaku: Në GJK mbrojtëm profesionet e lira. Kjo është një betejë kundër sistemit korruptiv të qeverisë socialiste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ditë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh drejtuar shqiptarëve mbi rëndësin e betejës së nisur nga grupi parlamentar PD. Sipas saj kjo betejë nuk bëhet thjesht për profesionet e lira që janë 30 mijë të tillë, por kundër një sistemi të korruptuar taksimi që favorizon një pakicë ndërsa diskriminon një shumicë që paguan taksat e larta edhe për pakicën.

Tabaku shprehet se një qeveri socialiste që ka ndryshuar 23 herë ligjin e taksave nuk mund të jetë një qeveri që promovon dhe mbështet punën, pasi sipas saj ndryshimet janë kryer për favore të qarta klienteliste; “taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qënë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën” shprehet në videomesazhin e saj Tabaku.

Video e deputetes demokrate vjen pasinjë ditë më parë për mbi 7 orë ajo dhe deputetja Koliqi ishin të pranishëm në Gjykatën Kushtetuese së bashku me avokatin dhe një grupet e interesit por edhe profesionistë të tjerë të lirënë në seancën e hapur për çështjen e profesioneve të lira dhe taksimit të tyre. Tabaku shprehet se vendosja e kësaj takse është diskriminuese dhe jo proporcionale duke rrezikuar sigurinë juridike, lirinë ekonomike dhe barazinë përpara ligjit. Ajo u shpreh se beteja e Grupit Parlamentar të PD është për punën dhe shtresën e mesme që paguan barrën e rëndë.

Dje në GJK mbrojtëm profesionet e lira, punën dhe ata që paguajnë ndershmërisht taksat. Kjo është një betejë kundër sistemit korrupt të qeverisë socialiste

Videomesazhi i plotë:

Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Është një betejë për të mbrojtur punën, për të mbrojtur ata që me ndërshmëri paguajnë taksat. Në 10 vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave duke vendosur taksa jo të drejta, jo propocionale, taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qënë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën. Ndërkohë që nga ana tjetër ka lejuar abuzimin, informalitetin dhe ka lejuar ngritjen e një sistemi korrupt, i cili sot rezulton në pothuajse 11.000 biznese të mbyllura vetëm vitin e fundit.

169 Profesionet e Lira, me pothuajse 30.000 profesionistë, janë duke u përballur me këtë taksë anti-kushtetuese dhe të padrejtë. Një taksë e cila i diskriminon ato, i takson ato më shumë se çdo kategori tjetër 30-50%. Kjo është beteja që po bëjmë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: Për të mbrojtur punën, për t’i dhënë vlerë punës, për të mbrojtur shtresën e mesme! a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.