Merr flaka makina e turistëve spanjollë në Sarandë

Merr flaka makina e turistëve spanjollë në Sarandë

311
0
Shares

Një makinë me të cilën udhëtonin një turist spanjoll bashkë me familjen e tij mori flakë sot në aksin Viron Sarandë.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Sarandës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY