Një bombë ekologjike po krijohet në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit pasi zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.
Alarmi është ngritur kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi i cili tha se edhe pse inceneratori në letra i Tiranës merr 12 milionë euro në vit, problemi i plehrave në Tiranë mbetet i pazgjidhur.
Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve.
“Sot Inceneratori i Elbasanit nuk punon, ai i Fierit nuk arriti të përfundonte, ndërkohë që në Tiranë inceneratori nuk ekziston. Aktualisht inceneratorët janë nën sekuestro. SPAK bën sikur heton por pa guxuar të shkojë te akuza ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe duke hetuar për cikerrima si vjedhje të TVSh, vjedhje për të justifikuar punimet me fatura sheqeri e orizi, blerjen e një linje birre, apo pllakat e banjos dhe dhurata për bileta hoteli e avioni.
Në fund, dua të theksoj se ka 4 vite që PD e ka kallzuar këtë aferë duke argumentuar shkeljet e një ‘grupi të strukturuar kriminal’. Por, SPAK nuk ka pranuar të (1) hetojë për grup të strukturuar kriminal ndonëse i dalin të njëjtët personazhe (2) nuk ka hetuar procedurat (3) nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat”, tha Malltezi.
Ai thekson një pyetje që sipas tij i duhet bërë SPAK pas 4 vitesh zvarritje: A ka përgjegjësi apo jo Engjëll Agaçi & Artur Metani për: injorimin e shkresës se APP që procedura ishte e paligjshme; kalimin e kontratës së Elbasanit kinse u kryen 9 procedura brenda ditës; nenin ‘pamundësia e ndërprerjes se kontratës’, dhe 8 pike bonus për kompaninë që nuk ekzistonte fare? r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/