Policia e Korçës vuri në pranga një person në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet burg. Ai u gjet i fshehur diku.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e shtetasit në kërkim Sidrit Baçe, 37 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 3 vjet dhe 7 muaj burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia e Korçës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/