Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamionë dhe trailer me mallra kontrabandë në Qafë Botë, në pranga doganierët

16/06/2024
Kamionë dhe trailer me mallra kontrabandë në Qafë Botë, në pranga doganierët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Transportonte me kamionë dhe trajlera sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 63-vjeçari.

https://www.droni.al/wp-content/uploads/2024/06/4e325b51-a514-4710-9b1f-b8582bb76f7e.mp4

Në pranga dhe 2 punonjës të Degës Doganore Qafë Botë, mbi dyshime për shpërdorim të detyrave. Në hetim për të njëjtën vepër penale, një punonjës i tretë i kësaj dege.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë, 2 kamionë, 1 trajler dhe 4 celularë.

U vunë në pranga shtetasi N. G., 63 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasja A. A., 54 vjeçe, me detyrë doganiere në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe shtetasi A. V., 49 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Qafë Botë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

– U shpall në kërkim shtetasi A. M., 52 vjeç, administrator biznesi, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
– U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin E. A., 43 vjeç, me detyrë agjent në Degën Doganore Qafë Botë.

Gjatë operacionit, shtetasi N. G. u kap në PKK Qafë Botë, duke futur në Shqipëri, me mjete të rënda (kamionë dhe trajlera), sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkaq, 52-vjeçari u shpall në kërkim, pasi dyshohet se këto mallra transportoheshin për llogari të biznesit që ai administronte.

Arrestimi i shtetasve A. A. dhe A. V., si dhe procedimi i 43-vjeçarit u bënë pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Punohet për kapjen e shtetasit A. M., dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast kontrabande. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

Vajza nga Gjermania arrestohet në Tiranë

02/03/2026
Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulohet sistemi i ri që komunikojnë bandat, gazetari shqiptar siguron informacione:  Nuk përgjohet nga policia

BE mendon për shpenzimet e telefonit të qytetarëve të saj në Ballkanin Perëndimor

02/03/2026
Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

Vajza nga Gjermania arrestohet në Tiranë

02/03/2026
Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.