Një adoleshent 14 vjeç plagosi me thikë një 20-vjeçar, sot në Shijak.
Policia ka shoqëruar shoqërohet autorin e dyshuar.
“Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Shijakut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/