Vijon operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit përmes të cilit u identifikau një rast i tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë.
Policia thotë se u gjet dhe u shpall në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit.
Ai është F. C., 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli.
Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
“Po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njoftoi policia e Durrësit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/