Rama në Milano, sulmon Greqinë nga Italia: Bënë një turp në mes...

Rama në Milano, sulmon Greqinë nga Italia: Bënë një turp në mes të Evropës

552
0
Shares

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot Greqinë nga Italia duke u kujtuar edhe njëherë se u bënë presion emigrantëve për të ndrydhuar emrat nga myslimanë më ortodoks duke theksuar se ky ishte një turp në mes të Europës.

“Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.
Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh para pjesëmarrësve në takimin e Milanos se shqiptarët edhe në vitet ‘90 u diskriminuan, ndërsa sot janë qytetarë të barabartë të Europës.

“Shqiptari në vitet ‘90 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij ai u ka bërë thirrje emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.
Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh.

Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.
Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY