Turisti turk humb telefonin, mësoni çfarë bëri policia e Tiranës për ta...

Turisti turk humb telefonin, mësoni çfarë bëri policia e Tiranës për ta gjetur

1299
0
Shares

Turisti humb telefonin dhe Policia e Shtetit i ndihmon ta gjejnë e të vazhdojnë udhëtimin

Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie, i cili i shoqëroi dhe ua gjeti celularin, raportoi sot zyra e shtypit e ministrisë së Brendshme.

Turistët, nga Turqia tregojnë se ishin duke udhëtuar me autobuz nga Mali i zi drejt Rinasit. Por në zbritje konstatuan se njëri prej tyre nuk e kishte telefonin me vete. E kishte harruar në autobuz.

“Kërkuam ndihmë nga punonjësi i Policisë, i cili na morri menjëherë në makinë dhe me shpejtësi sikur shkonim në ndonjë operacion u nisëm për të arritur autobuzin. Edhe pse rruga kishte shumë trafik punonjësi i Policisë duke përdorur sirenat dhe shmangur mjetet në trafik na çoi në një vend, që besoj ishte stacion autobuzash. Aty filloi të kërkonte e pyeste për autobuzin dhe shoferin. Në fillim gjetëm autobuzin, por shoferi nuk ishte. Ai u interesua dhe mesa duket dikush e njoftoi shoferin, i cili erdhi dhe ne morëm telefonin. E falenderojmë shumë punonësin e Policisë”, u shpreh njëra prej turistive, duke vlerësuar ndihmën që morën nga efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY