Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA: “Ndarja e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”

25/05/2024
SHBA: “Ndarja e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasada amerikane në Sarajevë, paralajmëroi të premten kundër njoftimit të qeverisë së Republikës Serbe së do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”, raporton Zëri i Amerikës.

Në reagimin e ambasadës thuhet se kjo nënkupton shkëputjen e Republikës Serbe, duke e cilësuar si “një veprim të rrezikshëm, të papërgjegjshëm, anti Dejton që vë në rrezik tërësinë tokësore, sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjës dhe Hercegovinës. Këto janë interesa thelbësore amerikane. Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë ato, ndër të tjera, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që i vënë në rrezik”.

Qeveria e Republikës Serbe paralajmëroi hartimin e “marrëveshjes” në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila miratoi një rezolutë me të cilën shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Ambasada amerikane tha se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe qeveria e tij u përpoqën ta shpjegojnë vendimin me një tufë gënjeshtrash dhe dezinformatash të sajuara për të trembur opinioni publik në Republikën Serbe, për ta tërhequr në këtë rrugë të rrezikshme.

“Faktet janë të thjeshta dhe të qarta. Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për të shfuqizuar Republikën Serbe dhe zoti Dodik nuk mund të veçojë një deklaratë të vetme të asnjë zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e saj”.

Në reagim thuhet mes tjerash se Kushtetuta e Bosnjë nuk u jep të drejtën e shkëputjes njësive të saj përbërëse.

“Republika Serbe mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Shkëputja ose ‘ndarja’ e Republikës Serbe nuk do të thotë pavarësi për të ose fund për Bosnjën, por fund për Republikën Serbe”, thuhet në reagim.

Veprimtaritë e zotit Dodik, thuhet më tej në reagim, vënë në rrezik të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që e dëshirojnë qytetarët e Bosnjës. Rruga që ai propozon do të sigurojë që qytetarët e Republikës Serbe, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre të mos kenë jetën paqësore dhe të begatë në demokracinë që ata e meritojnë, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Sarajevë.

Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje e cila la pas vetes mbi 100 mijë te vrarë dhe miliona të zhvendosur.

BE: Sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjws e Hercegovinës duhet të respektohen

Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar nismat e Republikës Serbe që bien ndesh me rrugën evropiane të Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë veprimet dhe retorikën e saj ndarëse, të cilat po e vënë në mëdyshje rendin kushtetues të vendit, tha të premten zëdhënësi i bllokut Peter Stano.

“Shtetet anëtare kanë theksuar se sovraniteti, tërësia tokësore dhe rendi kushtetues i Bosnjës e Hercegovinës duhet të respektohen. Idetë ndarëse vetëm do të izolojnë autorët e tyre edhe më shumë se sa që janë tashmë të izoluar dhe do të sjellin më shumë vështirësi për qytetarët që po mbahen peng nga autorët e këtyre ideve dhe veprimeve”, tha zoti Stano. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.