DEKRIMINALIZIMI/ Kryeprokurori vizitë “surprizë” te zyra e kryetares së KQZ

DEKRIMINALIZIMI/ Kryeprokurori vizitë “surprizë” te zyra e kryetares së KQZ

101
0
Shares

Foto Arkiv

Dy ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zhvillojë mbledhjen e tij për të zgjedhurit me probleme me “dekriminalzimin”, kryeprokurori Adriatik Llalla i ka zhvilluar sot një vizitë “surprizë”, në zyrën e saj, kryetares së këtij institucioni Lefteri Luzi.
Mbledhja e përcaktuar për të premten, sipas burimeve të KQZ, nuk ka planifikuar të dërgojë në Prokurori ndonjë dosje apo emër të zgjedhuri (deputet, ministër a kryebashkiak), që kanë probleme me ligjin në të kaluarën e tyre.
Duket ky “avashllëk” i KQZ, ka detyruar Prokurorin e Përgjithshëm që të vizitojë “kryegardianen” e zgjedhjeve.
Më herët, emra të shumtë, deputetësh e kryebashkiakësh, janë denoncuar në media e publikisht, për të kaluarën e tyre kriminale.
Data 4 maj ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Pas kësaj date, nisi procesi i verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve të administratës apo të të zgjedhurve si kryebashkiakë, këshilltarë, deputetë, ministra.
Pas evidentimit brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës evidentonte funksionarët publikë që nuk kishin depozituar formularët e vetëdeklarimit.
Ndërkohë brenda 15 ditëve organet përgjegjëse bënë publike listën me emrat e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit. Nëse konstatohej se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, atëherë kthehet mbrapsht duke i caktuar edhe  një afat të ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa mangësi.
Pas këtij afati të dorëzimit të këtyre formularëve, titullarët e institucioneve duhet të dërgonin në Prokuroi formularin e vetëdeklarimit të ndonjërit prej punonjësve të tij, apo zyrtari të lartë, si në rastin e KQZ-së.
Duket këtë nuk e ka bërë ende KQZ, megjithëse me urdhër të kryeprokurorit, është ngritur grupi që kryen këto verifikime dhe drejtohet nga dy prokurorët Madrid Kullolli dhe Alfred Progonati si dhe tre hetuesve të prokurorisë.
Ky grup, sipas prokurorisë, ka të drejtën e verifikimit të emrave konkretë për të kaluarën kriminale të subjekteve të ndryshëm, në rrugë zyrtare në institucionet ligj-zbatuese shqiptare, si polici, prokurori dhe gjykata, ku mund të kërkoi ndihmë edhe nga Shërbimi Informative Shtetërore, zyra qendrore e Interpolit apo institucioneve të tjera ligj-zbatuese në vendet e ndryshme me anë të letër-porosisë.
Por as kjo nuk ka mjaftuar deri sa, vetë, Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka shkuar në zyrën e kryetares së KQZ-së, Lefteri Luzi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY